Belgjikë, prindërit mbyllin për disa muaj 9-vjeçarin në hapësirën prej dy metrash katrorë, detaje nga trajtimi çnjerëzor

8 months ago 46
Reklamë

Një djalë 9-vjeçar, u mbajt i mbyllur në një dhomë të errët me një hapësirë prej dy metrash katrorë, ndoshta prej muajsh, nga prindërit e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Charleroi, në Belgjikë.

Sipas prokurorëve, fëmija mund të ketë qenë i mbyllur për javë, ndoshta edhe muaj. Autorë të trajtimit çnjerëzor të të miturit janë nëna dhe njerku i tij, për të cilin është lëshuar një urdhër arresti.

Sipas raportimeve të mediave belge, autoritetet zbuluan fëmijën 9-vjeçar në shtëpinë e familjes në Marsinel të mërkurën e kaluar, pas një denoncimi.

“Ishte brenda një hapësire shumë të vogël prej dy metrash katrorë. Ishte mbyllur aty, në errësirë, për javë, ndoshta edhe muaj. Fëmija u lejua të dilte jashtë vetëm për të ngrënë. Do të kryhen teste më gjithëpërfshirëse për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore”, thanë autoritetet.

Nëna dhe njerku i fëmijës që u arrestuan akuzohen për rrëmbim, privim nga ushqimi, rrahje, plagë dhe trajtim çnjerëzor dhe poshtërues.

Dy të pandehurit do të dalin në ditët në vijim përpara gjykatës së Charleroi, e cila do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo jo në paraburgim./vizionplus.tv/

Read Entire Article