Beqaj në SPAK, gjobitet sërish për parkim të gabuar

8 months ago 38
Reklamë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj si çdo të premte është paraqitur në policinë gjyqësore për tu marrë në pyetje nga SPAK.

Por teksa Beqaj ndodhej brenda ambienteve të Prokurorisë, është gjobitur sërish nga policia bashkiake për parkim të gabuar.

Makina rezulton në emër të Ermal Kurtulajt, personazhi kyç në hetimet e SPAK për SASPAK. Makina ishte vendosur në vijat e verdha, vend që i takon taksive.

Kujtojmë se Beqaj po merret në pyetje nga SPAK për çështjen e sterilizimit, ashtu si 3 ditë më parë./vizionplus.tv

Read Entire Article