Berisha akuzon Ramën për Gjipenë, ish-kryeministri ngre dyshime se është dhënë statusi i investitorit strategjik te tokat që synon

3 weeks ago 5
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka firmosur statusin e investitorit strategjik për një projekt ku përfshihet edhe prona e familjarëve të tij në zonën e Gjipesë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha zgjodhi që këto akuza t’i artikulojë në formë pyetje për një pronë, e cila sipas Partisë Demokratike është marrë nga familja e shefit tëqeverisë pa pasur asnjë dokument pronësie.

“1-A ke shpallur veten Edvin Gjipeja si kryetar i komitetit të investimeve strategjike në ndonjë nga vendimet tua si investitor strategjik në zonën e Jalës.

2- Në rast se keni përfshirë në zonën e investimit strategjike tokën e grabitur nga ti dhe familjarët e tu, atje lart në rripa malesh apo aty poshtë buzë detit dhe Kanionit të Gjipes, a mund të ju thuash ndonjë fjalë shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Kryetari i PD, Berisha përsëriti akuzat nga kryeministrit Rama se ka përfituar 224 mijë metër katror tokë në Gjirin e Gjipesë pa asnjë dokument.

“A e kupton ti Edvin Gjipeja, hajduti i Gjipesë se, po grabit një tokë duke përdorur pushtetin e kryeministri për të cilën nuk ke asnjë dokument kadastral, asnjë dokument shpronësimi nga shteti, dhe asnjë dokument zyrtar se gjysh yt Petro Koleka, e ka blerë atë nga ndonjë person tjetër”, deklaroi Berisha.

Akuzat e Partisë Demokratike ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e pronës në zonën e Gjipesë nisën në fillim të këtij muaji. Por lideri i mazhorancës Rama ka sqaruar se familja e tij ende nuk ka marrë asnjë pronë duke specifikuar se tokat e të parëve të tij ndodhen në zonën malore e jo në bregdet.

Read Entire Article