Berisha apel drejtuesve politikë: Inicioni revolta popullore për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

1 week ago 32
Reklamë

PD ka mbledhur Drejtuesit e rinj Politikë të qarqeve për të folur mbi aksionin e ardhsëm opozitar dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në fjalën e tij Berisha ju kërkoi drejtuesve politikë që të iniciojnë revolta popullore në të gjithë vendin.

Siaps tij qëllimi mbetet i njëjtë revoltë dhe zgjedhje teknike ëpr të siguruar zgjedhje të lira.

Të iniciohet revoltë e përgjithshme popullore, për qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky mision kërkon që të garantojmë shqiptarët që vota e tyre nuk mund të varroset pa hyrë në kuti dhe se ajo nuk do kthehet në krim dhe krimi në votë. Detyra juaj është e veçantë. Ju jeni politikanë me përvojë dhe do bëni gjithçka për të mirën e qytetarëve. Ju duhet të organizoni demokratët, ata presin të organizohen. Detyra juaj është që të frymëzoni demokratët. Ne përparësi i japim protestës. Ne nuk lejojmë që të ecim së bashku me funeralin e votës së lirë”, tha Berisha. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article