Berisha dhe Malltezi paraqiten sot në SPAK, u komunikohet akuza

2 months ago 18

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme, 11 shtator, në orën 12:00 në SPAK ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza.

Po ashtu, do të paraqitet në SPAK dhe dhëndri i tij, Jamambër Malltezi, ku edhe ai do të njihet me akuzën lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Mësohet se Malltezi do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në orën 14:00.

SPAK pa pasur afat ligjor deri në 2 tetor për të përfunduar hetimet, por prokurorët i kanë mbyllur hetimet para afatit ligjor.

Ndaj Malltezit Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë. Malltezi akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Ndërkohë edhe për Berishën, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të./vizionplus.tv

Read Entire Article