Berisha: Fondi prej 6 miliardë euro i BE është mollë e ndaluar për shqiptarët sepse Ramës i intereson vetëm vjedhja

8 months ago 23

Gjashtë miliardë euro, ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ndër synimet kryesore të të ashtuquajturit “Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” është që të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i integruar gradualisht me atë të BE-së.

Sali Berisha në fjalimin e përditshëm për demokratët, ka komentuar Samitin e mbajtur sot në Tiranë. Ai e ka vlerësuar fondin prej 6 mld eurosh dhe thotë se meriton mirënjohje.

Berisha: Sot ishte takimi i dytë i vendeve të Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike të rajonit. Komisionari i zgjerimit Varhelyi njoftoi se janë vendosur në dispozicion të gjashtë vendeve, 6 miliard euro. Njoftoi një vendim tjetër historik, se BE ka vendosur që këto vende t’i trajtojë në rrafshin e ndihmës financiare, njësoj si vendet anëtare gjer në vitin 2027. Kjo miq meriton një mirënjohje të pakufishme.

Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama për vjedhje dhe thotë se për këtë arsye fondi prej 6 mlnd eurosh është “mollë e ndaluar “ për Shqipërinë.

Berisha: Por tjetër është takimi, tjetër është realiteti. Çfarë janë këto fondet për Shqipërinë? Ato janë mollë e ndaluar dhe kjo jo se BE nuk e ka me zemër dhënien e tyre. Jo, jo. BE me dëshirë do që ato fonde t’ia japë kombeve të këtij rajoni. Por prapë, ato janë mollë e ndaluar për shqiptarët. Rikthehemi pak 7 vite më parë, rikujtojmë pak se në samitet e Procesit të Berlinit, vetë kancelaria gjermane informoi se BE ka përcaktuar 12 miliardë euro fonde për Ballkanin Perëndimor.

Sa mori Shqipëria? Ato ishin mollë e ndaluar për Shqipërinë. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij. Dhe në këtë mënyrë, në qoftë se të tjerët nga këto fonde të mëparshme po ndërtojnë autostrada, Shqipëria edhe ato që i mori, e detyrojnë t’i kthejë sepse vodhi fondet e IPARD-it. Brukseli i dha për fermerët, Edi Rama i vodhi me qeveritarë e tij. Po miq, këto fonde me Edi Ramën janë mollë e ndaluar dhe kjo është përgjegjësia jonë.

Berisha i bën thirrje demokratëve për të marrë në dorë fatin dhe vendin/vizionplus.tv

Read Entire Article