Berisha kandidat për kryeministër, Salianji heq paralelen me Fatos Nanon: Erdhi në pushtet sapo doli nga burgu

2 months ago 26

Partia Demokratike do të zhvillojë fushatën e ardhshme në kushtet kur lideri i saj Sali Berisha është në izolim, pasi SPAK një ditë më parë i komunikoj zyrtarisht akuzën për korrupsion pasiv.

Por si do të zhvillohet beteja politike e forcës më të madhe opozitare në vend? Deputeti Ervin Salianji në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin u shpreh se PD do të vazhdojë betejën e saj, për garantimin e zgjedhjeveve të lira dhe të ndershme dhe çuarjen e vendit në qeveri teknike.

Por kur vetë Berisha ka shfaqur interes për kandidaturën e tij për kryeministër, Salianji tha se kjo është e drejta e tij, pasi demokratët e kanë zgjedhur kryetar të PD. Ai më tej hoqi edhe një paralele me vitin 1997, duke thënë se edhe Fatos Nano u bë kryeministër sapo doli nga burgu.

Salianji më tej komentoi edhe vendimin e Ramës për listat e mbyllura.

Intervista e plotë:

-Partia Demokratike ndodhet në një fazë të re pas marrjes së pandehur të liderit të saj, Berishës: si do t’i zhvilloni betejat politike në këto kushte?

Nuk ka asnjë kusht të ri. Jemi në të njëjtat kushte dhe rrethanat duhet të ishin ndryshe. Berisha duhet të hetohej në gjendje të lirë dhe jo në izolim. Ka një paligjshmëri në vendimin e Berishës. PD ka funksionuar në këto kushte, me liderin e saj të izoluar dhe do vazhdojë kështu për garantim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershe dhe shkuarjen në qeveri teknike

-Zoti Berisha tha dje se e shikon veten si kandidat për kryeministër: në kushtet kur ai do të jetë nën akuzë për korrupsion, a e dëmton kjo fushatën e opozitës?

Ka dhjetra raste në botë që kandidatët për kryeministër kanë masë izolimi, por  që kanë qenë për arsye politike. Në 1997 ka qenë rasti i Nanos dhe u bë kryeministër sapo doli nga burgu.Nuk ka diskutim që Berisha ka tagër për të qenë kandidat për kryeministër sepse është votuar si kryetar i PD.

-Socialistët i kanë vendosur figurat kryesore politike jo në vendet e sigurta në listë: a është kjo një sfidë që i bëhet edhe Partisë Demokratike?

Jo kjo është një sfidë që i bëhet PS sepse janë kukulla që i shërbejnë Ramës. Rama vendos të mbyll listat. Ai do që të vendos figura anonime dhe do garojnë për të qenë gardianë të Ramës kur të humbasë.

-Ju personalisht jeni pro apo kundër primareve në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet?       

Edi Rama thotë që unë do përzgjedh njerëz që nuk i njeh asnjë. Do bëhet aplikimi në portal dhe modeli tjetër është i joni që do ketë një zgjedhje nga struktura e Partisë Demokratike që janë simpatizantë. Këto janë dy modele. Ne u drejtohemi demokratëve se kë duan për deputet dhe modeli i Ramës që vendos njerëz anonimë./vizionplus.tv

Read Entire Article