Berisha mbërrin në SPAK, përshëndet mbështetësit dhe flet për mediat: Akuzat ndaj meje janë të rreme!

1 week ago 26
Reklamë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e SPAK, ku u prit nga brohorimat e mbështetësve të tij.

Ai u ndal të prononcohej për mediat para se të futej në ambientet e brendshme, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Edhe këtë herë, Berisha nuk ndali akuzat ndaj kundërshtarin politik, Edi Rama.

“Dy fjalë për qytetarët e qytetaret e pranishëm këtu, sot iu paraqes atyre zotimin solem se Edi Rama jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt, por shumë shpejt do ta lëshojmë atë me pjesën e trupit që ka më qejf në tokë. Prokuroria politike private e Ramës, SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të kreut të grupit parlamentar të PS, dhe ish-minsitrit të Brendshëm, Taulant Balla,  ka hetuar Berishën në tre breza gjer te mbesat e tij e që prej kohës kur ato nuk kishin lindur ende”, tha ai.

Berisha shtoi se njëkohësisht është hetuar edhe aktiviteti i Partisë Demokratike nën udhëheqjen e tij, ndërsa e cilësoi masën e arrestit ndaj tij si të pabazuar në ligj e fakte. Sipas tij, arresti ndaj tij është politik dhe urdhër të kryeministrit Rama./vizionplus.tv

Read Entire Article