Berisha mëson “LIVE” arrestimin e Metës: Persekutim politik

7 hours ago 22

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e Ilir Metës. Ai tha se se arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë është politik, pasi e mësoi lajmin teksa jepte një konferencë për gazetarët.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.
Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.
Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.
Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.
E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?
Pra, Edi Rama është një me krimin.”
, tha Berisha. /vizionplus.tv

Read Entire Article