Ditën e shtunë në orën 17:00 pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me situatën politike në vend.
Kjo mbledhje do të mbahet ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është në arrest shtëpie që prej vitit të kaluar.
Nuk dihet nëse Berisha do të marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në këtë mbledhje.
Ditën e sotme u shty seanca për ankimimin e tij, në të cilin kërkon leje të posaçme për të marrë pjesë në seancat plenare në Parlament.
Sipas avokatëve të Berishës, këto vendime vijnë me qëllimin për t’i djegur mandatin Berishës. /vizionplus.tv