Berisha paralajmëroi arrestimin e Metës në “Quo Vadis”, çfarë tha kreu i PD pak ditë më parë

7 hours ago 21

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua ditën e sotme, pasi është nën hetim për disa çështje nga SPAK.

Pak ditë më parë, i ftuar në emisionin emisionin “Quo Vadis” të Pranvera Borakajt në Vizion Plus, kryedemokrati Sali Berisha kishte paralajmëruar një arrestim të mundshëm të një lideri opozitar.

Lexo edhe :

Related Posts

“Unë informoj shqiptarë se 10 ditë më parë në Tunizi u zgjiodh presidenti i Tunizisë, i cili njëlloj si Edi Rama arrestoi kryetarin e partisë më të madhe opozitare, pastaj edhe kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare dhe së treti edhe kryetarin e partisë së tretë që kishte marrë guximin të kandidonte. Edi rama mendoi se me dhunë dhe terror ndaj opozitës do të marrë mandatin e katërt, por të garantoj që llogaritë i ka shumë gabim”, tha Berisha në Quo Vadis.

Ndërkohë sot, ai e mësoi lajmin e arrestimit gjatë një konference me gazetarët dhe e quajti një persekutim politik ndaj Metës./vizionplus.tv

Read Entire Article