Berisha për dënimin e Salianjit: Rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet i rremë

1 month ago 32

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për dënimin e deputetit Ervin Salianji, gjatë protestës që mbahet poshtë shtëpisë së tij.

Ai tha se Salianji u dënua burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës.

Berisha shtoi se ky është rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Oratorëve të kësaj platforme që shpërndajnë të vërteta në të katër anët e vendit.

Një përshëndetje dhe solidaritetin më të madh për deputetin Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa e dënuan me 1 vit burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, me gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervin Salianji.

Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte opozitës shqiptare nga Edi Rama me akuzën e kallëzimit të rremë.

Është rasti i parë në historinë e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë.

Është rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.

Ervin Salianji u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geroni, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun në Itali për krimet që kishte kryer në këtë vend”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article