Berisha rikthehet si anëtar i grupit parlamentar të PD, Bardhi anulon masat disiplinore

5 months ago 31
Reklamë

Sali Berisha nga sot është anëtar i grupit parlamentar të PD, bën me dije gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se Gazment Bardhi ka anuluar të gjitha masat disiplinore që janë ndërmarrë në 3 vitet e fundit.

Kjo do të thotë që nga sot Sali Berisha kthehet në grupin parlamentar të PD.

Bashkë më të kthehet në grupin e PD edhe të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha gjatë këtyre viteve që janë : Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Flamur Noka.

Kujtojmë që Berisha ndodhet në arrest shtëpie që nga dhjetori i vitit të kaluar. Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani./vizionplus.tv

Read Entire Article