Berisha thirret të enjten nga SPAK, por avokatët kundërshtojnë: Kemi agjendë tjetër

8 months ago 19
Reklamë

Sali Berisha është thirrur nga SPAK për t’u pyetur të enjten.

Por, mbrojtja e ish-kryeministrit ka kërkuar shtyrje të seancës, pasi avokatët nuk mund të jenë të pranishëm. Kërkesën drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e ka konfirmuar për Top Channel, avokati Sokol Mëngjesi. Sipas tij, kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.

Ndërkohë, SPAK ka thirrur për të enjten edhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, pasi ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, Partizani.

Top Channel

Read Entire Article