Berisha tregon programin ekonomik: Rikthejmë taksën e sheshtë 10%, prekim edhe TVSH-në

3 months ago 29
Reklamë

Opozita premton të përjashtojë nga taksat  profesionet e lira, nëse fiton besimin e qytetarëve për të qeverisur vendin. Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha prezantuan shtyllat kryesore të programit elektoral për sektorin e ekonomisë, ku parashikohet  rikthimi i taksës së sheshtë në nivelin 10%. Ndërkohë që lideri i opozitës Berisha këmbënguli që të shihet me kujdes sistemi i taksave për t’i dhënë frymëmarrje biznesit të ekonomisë.

“Të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj”, tha Berisha.

Demokratët premtojnë të heqin taksën mbi karburantin e të ulin në nivelin 2% taksen për shitjen e pronës. Gjithashtu ata premtojnë të rishikojnë ligjet, të anulojnë koncesionet korruptive e ligjet me porosi.

“Nuk ka gjë më qesharake se të shpallët investitor strategjik atë që investon 5 milionë. Investitori strategjik që e kuptoni listën e tyre kush janë u ndërtohet gjithçka nga paratë e taksapaguesve dhe ata për 10 vite nuk paguajnë asnjë qindarkë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër PD synon të ndihmojë familjet shqiptare në mënyrë që ato të mos shohin zgjidhje tek emigrimi dhe një prej masave është dhënia e një page për fëmijën e tretë derisa ai të mbushë 21 vjeç. /vizionplus.tv

Read Entire Article