Besonin se ishte “i pushtuar”, çifti francez do “sakrifikonte” fëmijën e tyre 5-vjeçar

8 months ago 67
Reklamë

Një çift francez, të cilët dyshohet se donin të “sakrifikonin” fëmijën e tyre pesëvjeçar në Sahara, u arrestuan në Spanjë në fund të dhjetorit dhe pritet të ekstradohen në Francë, njoftuan autoritetet e të dy vendeve.

Dy mësuesit e muzikës nga Franca jugperëndimore u arrestuan më 21 dhjetor në qytetin spanjoll të Algeciras, ndërsa prisnin të hipnin në një traget për në Tangier, Marok.

Dy prindërit, të cilët, sipas policisë spanjolle, vuajnë nga “probleme psikiatrike” dhe ndaj tyre është lëshuar një urdhër arresti evropian për “rrëmbim të një të mituri”, synuan të vrisnin djalin e tyre në Sahara, sepse besonin se ai ishte “i pushtuar” dhe planifikuan ta “sakrifikonin” atë.

Babai dhe nëna, përkatësisht 39 dhe 30 vjeç sipas zyrës së prokurorit të Bordo, janë nga Carcan, një fshat në veriperëndim të këtij qyteti francez, tha për AFP Patrick Meffran, kryebashkiaku i komunitetit të vogël.

Një burim pranë hetimeve tha se familja u largua nga Carcani më 16 dhjetor, me një automjet që kishin blerë së fundmi, pasi kishin dhënë me qira banesën ku jetonin.

Autoritetet filluan hetimin e rastit më 19 dhjetor kur morën një telefonatë nga një “person me interes” i cili tha se ishte i shqetësuar për djalin 5-vjeçar të një çifti miqsh.

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që prindërit mund të jenë pjesë e një sekti, por “është ende herët” për të thënë me siguri./vizionplus.tv

Read Entire Article