Biden letër për demokratët: Nuk do të jap dorëheqjen, mund ta mposht Trumpin

2 months ago 20
Reklamë

Joe Biden shprehu edhe një herë synimin e tij për të luftuar për presidencen amerikane, në një letër që u dërgoi demokratëve në Kongres.

Ditët e fundit pozicioni i Presidentit amerikan është përkeqësuar ku shumë flasin hapur për nevojën e zëvendësimit të tij, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai jo vetëm që refuzon të japë dorëheqjen, por pretendon se është i vetmi që mund të mposhtë kundërshtarin e tij në zgjedhje, Donald Trump.

“Unë do ta mund Donald Trumpin”.

“Pavarësisht thashethemeve në shtyp, unë jam i vendosur të qëndroj në garë deri në fund dhe të mposhtim Donald Trump”, theksoi ai në letrën e tij.

“Unë nuk do të kandidoja përsëri nëse nuk do të besoja se jam personi i duhur për të mundur Donald Trump”, deklaroi Biden.

Joe Biden akuzon Trump dhe njerëzit e tij se duan të japin lehtësime tatimore prej 5 trilionë dollarësh për të pasurit dhe ata do të shkurtojnë programet sociale.

“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë.”

Në të njëjtën kohë, ai tha se Donald Trump tashmë më 6 janar, me pushtimin e Kapitolit, dëshmoi se nuk është i përshtatshëm për të mbajtur postin e presidentit dhe populli amerikan nuk do ta lejojë atë.

“Ne kemi një punë, të mposhtim Donald Trump. Kemi 42 ditë deri në kongresin e demokratëve dhe 119 ditë deri në zgjedhje. Çdo dobësi e ndihmon Trumpin dhe na lëndon ne”, theksoi ai, duke bërë thirrje për unitet dhe solidaritet mes të gjithë demokratëve./vizionplus.tv

Read Entire Article