Biden thotë se nuk do të largohet nga gara, ndërsa epërsia e Trump rritet

2 months ago 20
Reklamë

Presidenti i SHBA, Joe Biden po përpiqet të qetësojë demokratët dhe stafin në fushatën e tij, pas debatit me Donald Trump.

Biden mbajti një drekë me dyer të mbyllura me Zëvendëspresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë pasi spekulimeve të shtuara se ajo do ta zëvendësojë si kandidate e partisë në zgjedhjet e nëntorit.

Biden e bëri të qartë se do të qëndronte në garë dhe zonja Harris përsëriti mbështetjen e saj.

“Unë jam kandidati i Partisë Demokratike. Askush nuk po më shtyn jashtë. Unë nuk po largohem”, tha ai, shkruan BBC.

“Më lejoni ta them këtë sa më qartë dhe thjesht: Unë jam duke kandiduar”, tha Biden, i cili shtoi se do të qëndronte në garë deri në fund.

Pas debatiti janë ngritur pikëpyetje nëse 81-vjeçari do të vazhdojë fushatën e tij.

Presioni ndaj Biden për t’u larguar është rritur në ditët e fundit, pasi më shumë sondazhe tregojnë se epërsia e rivalit të tij republikan është zgjeruar.

Një sondazh i New York Times i kryer pas debatit, i cili u publikua të mërkurën, sugjeroi se Trump tani ndodhet në epërsi me gjashtë pikë.

Dhe një sondazh tjetër i publikuar nga CBS News, sugjeroi se Trump ka një avantazh prej tre pikësh ndaj Bidenit në shtetet vendimtare të fushëbetejës. Ky sondazh tregoi gjithashtu se ish-presidenti po kryeson në nivel kombëtar./vizionplus.tv

Read Entire Article