“Bill Clinton u filmua duke bërë seks me një vajzë të mitur”, dëshmitarja: Ja kush i kishte pamjet

8 months ago 45
Reklamë

Një tjetër pjesë e dokumenteve gjyqësore në lidhje me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein është publikuar.

Regjistrimet prej më shumë se 250 faqesh tregojnë një akuzuese që pretendonte se kishte parë kaseta seksuale të filmuara nga Jeffrey Epstein.  Megjithatë, Sarah Ransome më vonë tha se donte të tërhiqte akuzat.

Ky është publikimi i katërt i të dhënave në lidhje me rastin e viktimës Virginia Giuffre kundër Ghislaine Maxwell, ish-të dashurës së Epstein. Padia, e ngritur në vitin 2015, u zgjidh në vitin 2017. Maxwell që atëherë është dënuar me 20 vjet burg me akuzën se ndihmoi Epsteinit për të abuzuar me vajzat e reja.

Sipas qindra faqeve të dokumenteve të zbuluara të hënën, Ransome tha në e-mail se kishte parë kaseta seksuale të Epstein, që tregonin persona të njohur, duke përfshirë Bill Clinton, Princ Andrew dhe Sir Richard Branson.

Në një email pa datë nga dosjet e lëshuara të përfshira si provë, Ransome thotë: Kur shoqja ime kishte marrëdhënie seksuale me Clinton, Princin Andrew dhe Richard Branson, këto momente u filmuan nga Jeffery.

Ransome, e cila tha se Epstein e kishte abuzuar me të kur ishte modele aspiruese dhe studente e modës, pohon gjithashtu në një mesazh se Donald Trump bëri seks me një mikeshë të saj në shtëpinë e Epstein në Nju Jork.

BBC ka kontaktuar katër burrat për koment dhe të gjithë ata kanë mohuar më parë çdo krim q% mund të lidhet me Epstein. Asnjë provë e kasetave, të cilat Ransome pretendoi në emailet që posedonte shoqja e saj dhe ajo kishte kopjuar, nuk ka dalë ndonjëherë.

Duke iu referuar raportit të New Yorker, një zëdhënës i Sir Richard’s Virgin Group tha të hënën: Ne mund të konfirmojmë se pretendimet e Sarah Ransome janë të pabaza.

Zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha gjithashtu se pretendimet e Ransome për ish-presidentin ishin “të pabaza”. Dokumentet e gjykatës përfshijnë gjithashtu fotografi të ofruara nga Ransome për avokatët e Giuffre që dyshohet se shfaqnin vajza dhe gra të reja në ishullin privat të Epstein në Karaibe. Sipas dokumenteve, Ransome tërhoqi pretendimin e saj për kasetat në një email drejtuar një kolumnisti të New York Post, duke deklaruar se ishte e shqetësuar se do të “krijonte dhimbje për familjen time”.

“Unë do të doja të tërhiqja gjithçka që ju thashë dhe të largohesha nga kjo”, thotë Ransome në një email të datës 23 tetor 2016.

E-mailet janë pjesë e një dosjeje gjyqësore nga një firmë që përfaqëson ish-avokatin e Epstein, Alan Dershowitz, synonte të tregonte se Ransome “i mungon qartë besueshmëria”.

Ransome kishte pohuar se ishte detyruar të bënte seks me Dershowitz, i cili i mohon akuzat dhe thotë se nuk e ka takuar kurrë.  Ajo pretendoi se ishte rekrutuar nga Maxwell në rrjetin e tij të trafikimit seksual në vitin 2006 kur ajo ishte 22 vjeç. Ransome ishte dëshmitare në çështjen e Giuffre kundër Epstein dhe Maxwell dha prova për përfshirjen e Maxwell. Giuffre bëri akuza për abuzim nga Princi Andrew, por nuk pretendoi për abuzim nga Clinton, Trump apo Sir Richard.

Tri grupe të tjera dosjesh gjyqësore të mbyllura prej kohësh të Epstein u publikuan javën e kaluar, por përmbanin pak detaje që nuk diheshin më parë. Epstein u deklarua fajtor për kërkimin e prostitucionit nga një e mitur në vitin 2008 dhe i dha fund jetës në vitin 2019 ndërsa priste gjykimin për akuzat për trafikim seksual.

Top Channel

Read Entire Article