Bledi Çuçi takim në Vlorë, shoqërohet nga Blendi Klosi

1 week ago 22
Reklamë

Është prezantuar sot në Vlorë drejtuesi i ri politik i socialistëve për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi.

Në takimin e zhvilluar këtë të mërkurë në pallatin e Kulturës, të pranishëm strukturat socialiste të 3 bashkive të rrethit, Vlorë, Selenicë dhe Himarë. I shoqëruar nga Blendi Klosi, Çuçi është pritur nga të zgjedhurit e bashkive si dhe deputetë të Vlorës.

Takimi është çelur nga sekretari i përgjithshëm i PS Bledi Klosi, i cili duke vlerësuar figurën e Çuçit falenderoi atë që ai e quajti ekipi më i mirë socialist, strukturat e Vlorës.

Vetë drejtuesi i ri politik u ndje i vlerësuar për zgjedhjen në krye të skuadrës socialiste të këtij qarku dhe kërkoi bashkëpunim për të çuar më tej punën e mirë per arritjen e synimit për 9 deputetë në këtë qark për zgjedhjet 2025. Takimi më pas u zhvillua pa praninë e medias. /vizionplus.tv

Read Entire Article