Borrell: Mbështetje opozitës ruse! Bashkëshortja e Navalnyt merr pjesë në punimet e Këshillit të ministrave të Unionit

8 months ago 10

Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së u mblodh në Bruksel, për të diskutuar  situatën në Rusi dhe atë në Lindjen e Mesme.

Në një konference para nisjes së takimit shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borell paralajmëroi pjesëmarrjen e  bashkëshortes së  opozitarit rus  Aleksei Navalni , i cili humbi jetën në rrethana të paqarta në një burg në Siberi.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe popullin rus që duan të jetojnë në liri dhe t’i bëjnë homazhe Navalny dhe në kujtim të Navalny-t u propozojmë ministrave të riemërtojnë regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut në emër të tij’.

Në mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetet sociale  bashkëshortja e ish-politikanit rus, Julia Navalnye akuzoi drejtpërdrejt presidentin Putin për vdekjen e tij.

“Unë nuk kam frikë, mos ki as ti. Ju ftoj të qëndroni pranë meje, të mos ndajmë vetëm trishtimin dhe dhimbjen që na ka përqafuar. Ju ftoj të ndani tërbimin dhe urrejtjen për ata që guxuan të vrasin të ardhmen tone”.

Aleksei Navalny ishte dënuar me 19 vjet burgim, për akuza që ai dhe mbështetesit e tij i kishin konsideruat te motivuara politikisht./vizionplus.tv

Read Entire Article