Bosi i drogës kërkohet në Manzë, kontrollohet vila luksoze e Kreshnik Farrukut, por ai i shpëton prangave

1 month ago 20

Prokuroria e Brescia-s kërkoi ndihmën e SPAK për arrestimin e Kreshnik Budlla Farrukut, kreu i grupit kriminal me të njëjtin emër dhe të 11 anëtarëve të organizatës së tij.

Gjatë aksionit të organizuar mëngjesin e së mërkurës u vunë në pranga vetëm Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, ndërsa 10 të tjerët policia dështoi t’i prangosë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ditën e djeshme u kontrolluan 21 banesa, mes të cilave dhe vila luksoze e Kreshnik Farrukut, në Armadhë të Manzës.

“Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas Prokurorisë Antikorrupsion grupi kriminal ishte i përfshirë edhe në pastrimin e parave, nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila kishte lëshuar fatura false për një shumë rreth 375 milionë Euro.

Aksioni i koordinua nga autoritetet italiane, agjencisë EUROJUST dhe EUROPOL, SPAK e policia shqiptare.

Në total Prokuroria italiane lëshoi 61 urdhëarreste e sekuestroi miliona euro pasuri. Anëtarët e organizatës akuzohen për “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi parash”, dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”./vizionplus.tv

Read Entire Article