Bota feston Krishtlindjen, Betlehemi i mbyllur për besimtarët, Papa apel për t’i dhënë fund luftës

8 months ago 29
Reklamë

Nën hijen e luftës dhe sfidave të mëdha, bota feston sot lindjen e Krishtit.

E pikërisht lufta, vktimat dhe të mbijetuarit ishin në qendër të mesazhit që Papa francesku përcolli nga ballkoni kryesor i bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

“Zemra ime pikon për viktimat e sulmit të neveritshëm të 7 tetorit dhe përsëris apelin tim urgjent për çlirimin e atyre që ende mbahen peng. Bëj thirrje që t’u jepet fund operacioneve ushtarake të tmerrshme ndaj të pafajshmëve dhe bëj thirrje për një zgjidhje të situatës së rënduar humanitare”, tha Papa Françesku.

Papa Francesku bëri thirrje për t’i dhënë fund edhe konflikteve, politike, sociale apo ushtarake, në vende përfshirë Ukrainën, Sirinë, Jemenin, Libanin, Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe mbrojti të drejtat e emigrantë në mbarë botën.

Në meshën e mesnatës, Papa dërgoi një lutje për Betlehemin, vendin e lindjes së krishtit i cili këtë vit ka mbyllur dyert. Ndryshe nga skena tradicionale e përvitshme, në vend të djepit dhe kashtës, këtë krishtlindje, në Betlehem Jezusi erdhi përmes rrënojave.

Edhe Ukraina ka shënuar këtë 25 dhjetor zyrtarisht ditën e krishtlindjes, një shenjë simbolike kjo si zhvendosje larg Rusisë e cila e feston festën në 7 janar.

Do të jetë hera e parë në më shumë se një shekull që Ukraina respekton datën në përputhje me kalendarin Gregorian, së bashku me shumicën e të krishterëve të botës.

Qytetet kryesore të Europës gjithashtu kanë ndezur nga dritat e festave megjithëse këtë vit nën masa më të larta sigurie për shkak të frikës nga sulmet terroriste, të nxitura nga lufta dhe ngjarje të tjera. /vizionplus.tv

Read Entire Article