Boxing Day nën shenjën e Liverpool, “të kuqtë” marrin kreun, Man.United përmbys Aston Villa-n

8 months ago 37
Reklamë

E ashtuquajtura Boxing Day, dita që pason Krishtlindjen në futbollin anglez, pati dy protagonist të mëdhenj, Liverpoolin dhe Manchester United.

Të kuqtë e Jugen Klop morën kryesimin, të paktën përkohësisht duke mundur 2 me 0 në transfertë Burnley.

Miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh që në minutën e 6, kur pas një aksioni të Gakpo, ai që finalizoi saktë ishte Darvin Nunjez.

Pjesa e parë ishte një monolog i Liverpool në portën e vendasve, ndërsa në të dytë që në fillim Eliot shënon, por goli anulohet.

Burnley nuk ka forcë për të reaguar, ndërsa Liverpool në fund mbyll gjithçka përmes dyshes Diaz dhe Zhota, me këtë të fundit që realizon edhe golin e dytë.

Të kuqtë udhëheqin tanimë me 42 pikë, 2 më shumë sesa Arsenal që luan të enjten në mbrëmjen derbin e vogël të Londrës ndaj West Ham.

Humbet terren Aston Vila e cila u mund 3 me 2 në Old Traford. Përmbysje e madhe e Manchester United falë një super Garrnaco i cili shënoi dy gola.

Pjesë e suksesit të djajve të kuq u bë edhe Rasmus Hojlund me golin e parë të tijin në Premier league që pasi u ble gjatë verës nga Atalanta.

Danezi shënoi madje golin e tretë dhe të fitores për të zotët e shtëpisë në minutën e  82.

United ngjitet në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa Aston Vila është në vendin e tretë, 3 pikë larg Liverpoolit kryesues. Surprizë edhe humbja e New Castle në shtëpi  nga Nontingam Forest 3 me 1.

New Castle mbetet në kuotën e 29 pikëve, ndërsa Notingeam Forest u rikthye tek suksesi pas 7 ndeshjesh radhazi.

Read Entire Article