Në mbledhjen e radhës së “Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit” kryetari Erion Braçe ngriti shqetësimin për sulmin që iu bë turizmit gjatë sezonit veror, nga disa grupe keqdashëse të huaja më qëllim largimin e vëmendjes nga Shqipëria.
Braçe theksoi se muajt korrik dhe gusht kanë vënë në dukje ekzistencën e fushatave dezinformuese sidomos në sektorin e ekonomisë dhe turizmit.
“Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmëndje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe”, tha Braçe.
Kryetari i komisionit Erion Braçe nënvizoi faktin se në mbështetje të punës për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj do të jenë edhe ekspertë nga BE, Këshilli i Europës dhe i OSBE-së.