Bruno Çobo del para gjykatës: Nuk u ekstradova, erdha me këmbët e mia në Shqipëri

6 months ago 21
Reklamë

Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme kur nuk ishin bërë as 24 orë nga mbërritja e tij nga Dubai. Togat e zeza i komunikuam masën e arrestit në burg që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion euro ndaj shtetasve italian përmes platformave të call center-ave.

Në sallën e gjyqit, Çobo jo vetëm që hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, por që ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.

Lexo edhe :

Related Posts

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, ka thënë ai.

Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri. /vizionplus.tv

Read Entire Article