Bujqësia e kërcënuar nga sëmundjet, ekspertët: Ndikon rritja e temperaturave dhe përdorimi i pesticideve

5 months ago 19

Ndryshimet klimatike kanë vënë në vështirësi fermerët, duke rrezikuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit të tyre.

Gjatë një ankete të zhvilluar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, bujqit shprehën shqetësimin se janë shtuar dëmtuesit dhe barërat e këqij, duke i detyruar ata të përdorin më shumë inpute bujqësore.

“Rritja e temperaturave po ndikon te prodhimet, bimët bëhen më vulnerabël ndaj sëmundjeve dhe sa më shumë prevalencë sëmundjesh të ketë, aq më shumë ndërhyrje bëjnë fermerët dhe kjo jo vetëm rrit kostot e tyre, por sjell dëm edhe në cilësinë e produktit”, thotë Edvin Zhllima, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Ministria e Bujqësisë pranoi sfidën me të cilën po përballen fermerët, duke shtuar se orientimi për kulturat që duhet të mbjellin dhe mbështetja financiare për ta nuk do të mungojnë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Fermeri di të punojë mirë tokën. Por duhet të mësojë të punojë edhe kokën. Kjo vjen që prej nesh, që duhet tu mësojmë çfarë të bëjnë. Mbështetja buxhetore duhet t’i japë drejtim fermerit se cilat produkte duhen mbjellë dhe si duhet të veprojnë”, thotë zv/ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote.

Nevoja për të dhënë zgjidhje për fermerët në kushtet kur klima po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme u shtrua edhe nga përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ishin të pranishëm në konferencën e mbajtur për këtë qëllim. /vizionplus.tv

Read Entire Article