Bullizmi në Tik-Tok shtyu 41-vjeçaren t’i jepte fund jetës, policia nis hetimet

8 months ago 32
Reklamë

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Vardardhë të Sukthit dy ditë më parë, ku një 41-vjeçare nënë e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ka përballuar presionin e familjes dhe të të afërme pas hapjes së një profili denigrues në emër të saj në Tik-Tok.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, si dhe për të zbuluar se kush janë personat që fshiheshin pas këtij profili denigrues.

Lexo edhe :

Related Posts

Bullizmi në rrjetet sociale, kërcënimet dhe shantazhet janë një gangrenë që është shtuar shumë në vendin tonë gjatë viteve të fundit, ku jo në pak raste kemi patur edhe raste fatale që kanë çuar në vrasje apo edhe vetëvrasje.

Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loku, është një tjetër këmbanë alarmi e cila po kumbon fort, që institucionet, shoqëria civile dhe gjithë autoritet e tjera të punojnë seriozisht në edukimin, por dhe mbrojtjen e individëve nga rrjetet sociale, të cilat kanë një ndikim të frikshëm në të gjithë shoqërinë tonë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article