Burg për dhunuesit e avokatit, Prokuroria zbut akuzën në plagosje me dashje e kryer ne bashkëpunim

5 months ago 23

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dritan Nanon dhe Dorian Alian dy prej të akuzuarve për dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Me masën e sigurisë “burg pa afat” Nano dhe Alia u njohën këtë të shtunë, ndërsa janë akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim ndaj avokatit Mëngjesi.

Të akuzuarit kanë mohuar të jenë organizatorë të sulmit dhe sipas tyre ka qenë diçka rastësore. Gjatë marrjes në pyetje Nano ka thënë se nuk ka gisht në dhunën e ushtruar ndaj Mëngjesit. Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë pavarësisht se mësohet se policia ka prova që përfshijnë si organizator ne ngjarje.

Lexo edhe :

Related Posts

 Gjykata ka miratuar edhe kërkesën e prokurorisë për të vendosur si masë sigurie, “Burg pa afat” për Drivald Alian, Elton Kasajn dhe Romario Tabakun, të cilët janë ende në kërkim.

Masa e dhënë nga prokuroria ka zbutur akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në “plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet kritike. Prej katër ditësh ai ndodhet në intubim në spitalin e Traumës, në gjendje të stabilizuar por pa asnjë ndryshim dhe po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor. Bluzat e bardha konfirmojnë se të hënën nëse gjendja paraqitet stabel, do të tentojnë ta nxjerrin nga intubimi./vizionplus.tv

Read Entire Article