Burg për ish zyrtarin e policisë, Henrigert Mitri bashkëpunonte me trafikantët e drogës dhe grupet e krimit

2 months ago 43

Gjykata e Posaçme la në burg pa afat ish-drejtorin e policisë së Lezhës, Henrigert Mitri i vënë nën hetim nga SPAK nga operacioni Revanshi në maj të këtij viti. Mitri u vetëdorëzua mbrëmjen e 11 shtatorit pas katër muajsh që ishte vënë në kërkim në Policinë e kryeqytetit.

Gjate seancës ai refuzoi të flasë para togave të zeza ndërsa avokati i tij kërkoi kohë të njihet me aktet e fashikujt hetimorë, që më pas të apelojnë në shkallën e dytë të gjykatës së posaçme.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-zyrtari i policisë doli në përgjimet e SKY ECC, pasi dyshohet se dekonspiroi informacionet e Guardia di Finanza-s italiane për kontrollet nga ajri.

Ai ishte i pari që kishte në duar informacionet që vinin nga agjencitë ligjzbatuese italiane, ndaj SPAK po e heton pasi ka dyshime që të gjitha këto të dhëna ua vinte në dispozicion trafikantëve për të marrë masa e për tu larguar.

Po ashtu ai dyshohet se lejuar edhe një kazino të jashtëligjshme të biznesmenit Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar nga operacioni Metamorfoza. Henrigert Mitri akuzohet për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, kultivim të bimëve narkotike, organizim të veprimtarisë së lojërave të fatit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni “Revanshi” goditi 7 grupe kriminale ku u firmosen 50 fletë-arreste. SPAK bllokoi pasuri marramendëse në vlerën e 4.5 milionë eurove./vizionplus.tv

Read Entire Article