Butani i Himalajeve voton mes krizës që ka goditur ‘lumturinë kombëtare’

8 months ago 14
Reklamë

Dhjetra mijëra butanezë votuan sot në mbretërinë e vogël të Himalajeve ku partitë zotoheshin ‘të zgjidhnin’ problemet e ashpra ekonomike, që sipas raportimeve kanë goditur parimin vendas të “lumturisë e mirëqenies” së njerëzve.

Raportimet e para thonin se partia e ish-kryeministrit Tshering Tobgay ka fituar zgjedhjet e të martës teksa fushata u dominua nga debatet dhe sfidat e ashpra ekonomike.

Shqetësimi i shumicës së votuesve në mbretërinë me shumicë budiste është gjenerata e re që lëndohet nga papunësia dhe largimi i të shkolluarve.

Partia Demokratike e Tobgay raportohej se kishte fituar dy të tretat në parlament teksa  ‘ambjentalisti’ 58-vjeçar pritet të bëhet kryeministër për herë të dytë.

Zyrtarët thonin se partia e Tobgay ka fituar 30 vende në parlament kurse 17 vendet e mbetura i mori partia Bhutan Tendrel (BTP), bazuar në rezultatet paraprake.

Disa prej votuesve duhet të ecnin për më shumë se 24 orë për të hedhur votën e tyre, në vendin me 800,000 banorë dhe sipërfaqe thuajse sa e Zvicrës, shkruan rrjeti AFP.

“Vendet e punës në Butan janë të pakta dhe qeveria e re duhet të fokusohet te ekonomia që të rinjtë të mos largohen”, tha studenti 22-vjeçar Ugyen Tshering, pasi vizitoi në kryeqytetin Thimphu.

Papunësia e të rinjve në Butan qëndron në 30 përqind, teksa ekonomia nuk është rritur më shumë se 1.7 përqind në vit këto pesë vitet e fundit, shkruan rrjeti AFP.

Vendi i ngjeshur mes Indisë e Kinës ka parë largime të shumta në emigracion që prej zgjedhjeve të fundit, kryesisht drejt Australisë që duket se ka lehtësuar vizat për ta.

Dhjetra mijëra butanezë votuan sot në mbretërinë e vogël të Himalajeve ku partitë zotoheshin ‘të zgjidhnin’ problemet e ashpra ekonomike

Top Channel

Read Entire Article