Cameron viziton Shqipërinë javën e ardhshme, fokus i takimeve emigracioni i paligjshëm

5 months ago 21

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme, sipas mediave britanike.

Në axhendën e vizitës së Cameron në Shqipëri është parashikuar një takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Fokusi i këtij takimi, sipas mediave britanike, do të jetë emigracioni i paligjshëm. Sipas The Sun,  Cameron do të shpallë një plan mes dy qeverive për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article