Çfarë do t’i thoje nënës nëse do e takoje? Rrëfimi i ndjerë i Dijonisit: Kur shoh sytë e mi më kujtohet ajo, e mendoj në çdo moment

4 months ago 26
Reklamë

Dijonisi bëri një rrëfim të ndjerë për nënën e tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë. Gjatë një interviste të improvizuar me Rozanën, kjo e fundit e pyeti se çfarë do t’i thoshte nënës, nëse do të kishte mundësinë ta takonte edhe njëherë.

I prekur, Dijonisi tha se e mendon në çdo lëvizje e çdo moment dhe theksoi se nuk ia ka ditur mjaftueshëm vlerën sa ajo ishte ende prezente në jetën e tij.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Janë shumë gjëra për t’i thënë

Rozana: Çfarë do t’i thoje një gjë që mendon se vërtetë e mendon në darkë kur shtrihesh sepse unë e di që ti e mendon shpesh dhe e ke pikën e dobët

Dijonisi: Nuk kalon 5 minutshi që nuk e mendoj, u bënë dy vjet, që nuk kalon pesë minutshi që nuk e mendoj. Çdo moment, çdo lëvizje, kur ulem mendoj, kur flej, kur jam me njerëz, çdo mëngjes. Unë, edhe kur ka qenë gjallë ia kam thënë që e dua dhe ia kam shprehur dashurinë gjithmonë, nuk është se..ka shumë njerëz që ia dinë vlerën nënës kur s’e kanë

Biseda e plotë:

Read Entire Article