Çfarë do të ndodhë në rast se konfirmohet vdekja e presidentit të Iranit?

5 months ago 26

Nëse konfirmohet se presidenti i Iranit Ebrahim Raishi është vrarë në helikopterin që po e transportonte nga Azerbajxhani për në Iran, atëherë pasojat do të jenë të rënda, shkruan Sky News.

Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pikëpyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.

Lexo edhe :

Related Posts

Analiza e SKY News

“Ky është një moment delikat për Iranin. Presidenti Raisi është personi i dytë më i rëndësishëm në Iran, pas liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Vdekja e tij, nëse konfirmohet, do të ketë pasoja të mëdha. Në të ardhmen e afërt, nënpresidenti Mohammad Mohbar do të marrë kontrollin dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve.

Ka gjithashtu shumë grupe disidente në Iran, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Raissi u bë president në vitin 2021 me një pjesëmarrje të dytë dhe vetëm 41%, më e ulëta që nga revolucioni i vitit 1979, pasuesi i tij ka të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i liderit suprem dhe sigurisht një tjetër ekstremist ultra-konservator.

Në planin afatgjatë, vdekja e Raisit do të kishte pasoja për liderin suprem. Sfida me të cilën përballen ekipet e kërkim-shpëtimit është e madhe, me mjegull të dendur, shi dhe errësirë. Shpresa zbehet.

Për iranianët fetarë dhe konservatorë, vdekja e Raisit do të jetë e papërballueshme. Por për shumë, do të jetë vdekja e një njeriu që kishte gjak në duart e tij.”

Kujtojmë se helikopteri i presidentit bëri një ulje të detyruar dhe te vështirtë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.

Mediat e huaja shkruajnë se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 20 ekipe shpëtimi dhe drone për të kërkuar helikopterin e presidentit Iranian fati i të cilit nuk dihet.

63-vjeçari Raisi u rizgjodh në postin e presidentit në vitin 2021. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit./vizionplus.tv/

Read Entire Article