Çfarë po kërkon policia në Vlorë? Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kontrollojnë makinat me xhama të zinj

6 months ago 34
Reklamë

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë po kryejnë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune.

Në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet, të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinjë.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim krahas sendeve të kundraligjshme edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre u janë kërkuar edhe dokumentat e identifikimit. Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet./vizionplus.tv/

Read Entire Article