Chelsea e mbyll me fitore 2023-in

8 months ago 18
Reklamë

Chelsea ka rrezikuar shumë në transfertën përballë Luten të cilën e fituan me rezultatin 3-2.

Edhe pse kishinin shënuar 3 herë, blutë e Londrës pësuan dy gola brenda 6 minutash duke vënë në diskutim rezultatin.

Deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, takimi dukej i mbyllur, pasi blutë e Londrës kishin shënuar tri herë me Palmer (realizoi dygolësh) dhe Madueken, por Lutoni u zgjua krejt papritur dy realizuar dy gola brenda gjashtë minutash me Barkley dhe Adebayo.

Ankth te Chelsea në minutat shtesë, pasi vendësit u hodhën në sulm për të shmangur humbjen, por nuk pati më gola të tjerë.

Kujtojmë që Armando Broja e nisi nga minuta e parë në fushë, duke u zëvendësuar në të 62-tën nga Nkounku.

Read Entire Article