Chiesa i padëshirueshëm te Juventus, bardhezinjtë duan Sanchon, Napoli merr Lukakun për Osimhen

2 months ago 29
Reklamë

Juventusi dhe Napoli janë dy ekipet më aktive në merkaton e Serie A. Bardhezinjtë mund të pësojnë një revolucion të vërtetë në organikë me ardhjen e trajnerit Tiago Mota.

Italo-braziliani pasi vuri veton për ndryshimin thuajse të gjithë mesfushës me emra të ardhur tashmë si Duglas Luiz, Kefren Turam dhe Kopmeiners në pritje, tanimë po lëviz edhe në fazën ofensive.

Përpara se të marrë lojtarin që dëshiron, trajneri i bardhezinjve duhet edhe të sakrifikojë lojtarë…dhe ai më i rëndësishëm që mesa duket nuk është në projektet e Tiago Motes është Federiko Kieza.

Ylli i zonjës së vjetër duhet të gjejë ekip të ri…Kiezës i përfundon kontrata në 2025 dhe duke qenë se nuk është pjesë e projektit të ri duhet të largohet, teksa dy ekipet që kanë shprehur interes janë Roma dhe Napoli.

Verdhekuqtë janë me të interesuarit për të marrë shërbimet e anësorit ofensiv të kombëtares italiane.

Kryeqytetasit do të ofrojnë 25-30 mln euro për shërbimet e tij dhe Juventus vështirë se do të bëjë rezistence duke qenë se Kiezës i përfundon kontrata vitin tjetër. Bardhezinjtë shohin ndërkohë tek Sanço zëvendësuesin ideal të tij.

Sanço rigjeti veten tek Dortmundi në sezonin që lamë pas, por kartoni i tij i përket Mançester United, ndaj Juventus duhet të negociojë çmimin me klubin anglez.

Napoli sakaq lëviz në sulm dhe mbrojtje. Në fazën ofensive skuadra e Kontes ka marrë lajmin e keq të një largimi në horizont të Viktor Osimhen, i cili ka marrë një super oferte financiare nga Arabia Saudite.

Pavarësisht se ekipet angleze Mançester United, Arsenal dhe Chelsea shpresonin të merrnin shërbimet e nigerianit, fakti është që klauzolën e sulmuesit 130 milionë euro mund ta paguajë vetë klubi arab, Al Hilal, skuadër që do t’i ofrojë edhe një pagesë vjetorë shumë të majme.

Me largimin e mundshëm të Osimhen, Napoli do të hidhej në sulm për Lukakun dhe pse jo Kiezën.  Konte ndërkohe do të ketë me shumë mundësi edhe mbrojtësin që dëshiron, futbollistin e kombëtares italiane Buonxhorno./vizionplus.tv

Read Entire Article