Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për grabitjen e çiftit italian të turistëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” pasditen e sotme.
Lexo edhe :
Related Posts
Çifti italian kishte parkuar makinën në zonën e Lungomares dhe kishin shkuar të drekonin në një nga restorantet e zonës.
Gjatë kësaj kohe, persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e pasagjerit dhe kanë grabitur shumë e parave që ishte në makinë, rreth 2500 euro.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Mësohet se grabitësit kanë marrë dhe të gjithë dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë./vizionplus.tv