Çiljeta kërkon sqarim nga Albano për marrëdhenien me Baby G, aktori tregon se çfarë ka ndodhur

5 months ago 43

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga teksa ka qenë vetëm me aktorin Albano Bogdo në verandë, i ka kërkuar këtij të fundit sqarim për marrëdhënien me Baby G dhe deklaratat e tij që i ka kërkuar puthje fermeres dhe të lidhen së bashku.

Por teksa i sqaron situatën, Albano duket konfuz, ku thekson se ka ndjerë një moment dobësie dhe ja ka shprehur asaj këto ndjenja.

Duke mos pranuar se po tallet me fermeren, por as se mes tyre ka diçka serioze, aktori tha se gjithçka nisi me një deklaratë ndaj këngëtares, e kur pa që ajo nuk ja mori për keq, vazhdoi duke shtuar retorikat e pëlqimit.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Ma sqaro pak muhabetin me Baby?

Albano: Ja do e dëgjosh sot, se e kam sqaruar

Çiljeta: E ke për lojë

Albano: Jo ça loje

Çiljeta: E ke vërtetë, të pëlqen?

Albano: Nuk ka lidhje të pëlqen, s’të pëlqen. Ashtu ndihesh për një moment dhe i thua diçka, se na nxorrën si çifti i shekullit. Nuk ishte lojë, se nuk kam ndërmend të tallem me vajzën e botës. I thua ndonjë llaf, ta kthen mbrapsht, se ne nuk është se u martuam

Çiljeta: Nuk po tregohesh i sinqertë me mua

Albano: Nuk më beson mua?

Çiljeta: Se çfarë ke një mimikë ndryshe kur do ta kamuflosh situatën

Albano: Për zotin, ashtu ishte momenti. Ndjen një dobësi dhe kaq. Kur e sheh që tjetri nuk bezdiset nga ajo që i thua, i thua e një gjë tjetër dhe ashtu rrjedh muhabeti

Çiljeta: Ajo është mësuar me mentalitetin në Angli

Albano: Ç’lidhje ka mentaliteti…/vizionplus.tv

Read Entire Article