Çmontohet grupi kriminal në Spanjë, arrestohet “lideri” shqiptar, sekuestrohen 820 kg “të bardhë”

8 months ago 12

17 persona janë arrestuar nga një operacion policor në Spanjë. Pas goditjes së organizatës kriminale, policia ka sekuestruar 820 kg kokainë, ndërsa hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e lidhjeve që këta persona mund të kenë në Kolumbi.

Mes të arrestuarve, është edhe një shqiptar, i cili njihej edhe si lideri i grupit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur njihet për kontaktet e tij me persona të tjerë në Ekuador dhe Kolumbi, si dhe në Evropë dhe Dubai. Ai drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij.

Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të ketë lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën në fund të vitit të kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli, i kërkuar për ekstradim nga Franca, i cili u arrestua në Santa Marta në gusht 2023. Nikolli njihet edhe me pseudonimet “Niko” dhe “El Gordo”.

Në 8 kontrolle të kryera gjatë operacionit në Spanjë, ndër të tjera u konfiskuan më shumë se 820 kilogramë kokainë, 226 500 euro cash, tre pajisje zbulimi GPS dhe 13 automjete./vizionplus.tv

Read Entire Article