Çmontohet rrjeti i drogës në Spanjë, në pranga shqiptarë, spanjollë dhe serbë

8 months ago 37
Reklamë

Garda Civile ka çmontuar një organizatë kriminale të përbërë nga persona me kombësi serbe, shqiptare dhe spanjolle që dyshohet se i janë përkushtuar kultivimit intensiv të marijuanës, paketimit dhe transportit nga provinca e Malaga-s. Agjentët arrestuan pesë anëtarët e dyshuar të rrjetit dhe tre prej tyre janë burgosur.

Operacioni, i quajtur “Llinas”, është pjesë e planeve të Gardës Civile për të luftuar kultivimin dhe trafikun e paligjshëm të marijuanës, njoftoi Benemérita në një deklaratë.

Hetimi filloi në nëntor 2022 kur, si rezultat i grumbullimit, analizës dhe raporteve në lidhje me trafikun e drogës dhe kriminalitetin, u mësua për vendbanimin në Alhaurín el Grande (Málaga) të një grupi njerëzish me origjinë ballkanike. Ata kishin marrë me qira një shtëpi të izoluar rurale ku kultivonin marijuanë.

Në këtë shtëpi, në të cilën kishte lidhje ilegale të energjisë elektrike, ndodheshin pothuajse gjithmonë dy anëtarë të organizatës, të cilët ishin të përkushtuar në kultivimin dhe mbikëqyrjen e drogës.

Kjo organizatë kishte krijuar një kompani me qira automjetesh për të kryer aktivitetet e saj kriminale, e cila kishte një flotë prej jo më shumë se pesë automjetesh, gjë që i bëri agjentët të dyshonin se “qëllimi i vetëm i kompanisë ishte furnizimi i grupit kriminal me automjete, të cilët i ndërronin shpesh makinat në mënyrë që mos identifikoheshin nga policia.

Ky rrjet mbante kontakte me organizata të tjera kriminale në provincat fqinje si Sevilja dhe Cádiz, duke u zhvendosur gjithashtu në Zaragoza dhe Madrid dhe në jug të Portugalisë.

Në dy kontrollet e kryera në qytetet Alhaurín el Grande dhe Marbella, ku banonte kreu i dyshuar i organizatës kriminale dhe pronari i agjencisë së makinave me qira, u sekuestruan 148 kilogramë marijuanë, 2040 euro cash dhe disa automjete.

Pesë anëtarët e këtij rrjeti janë arrestuar dhe akuzohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, anëtarësimit në organizatë kriminale dhe mashtrimit me energjinë elektrike. /vizionplus.tv

Read Entire Article