Cristian Shpendi i papërmbajtshëm, shënon sërish në Itali

5 days ago 19
Reklamë

Cristian Shpendi nuk ndalet së shënuari me fanellën e Cesena-s në Serinë B italiane. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës, ndaj Modenas.

Shpendi mori përsipër goditjen e penalltisë dhe përpara portierit kundërshtar u tregua gjakftohtë duke goditur lehtë, tokazi e në krahun e kundërt për të kaluar në avantazh 2-1 skuadrën e tij.

Ky është goli i 3-të i Shpendit në 4 ndeshje të luajtura duke u kthyer ndër sulmuesit shqiptar më në formë në Europë. Së bashku me vëllain e tij janë pjesë e padiskutueshme e Shqipërisë U21, ndërsa forma fantastike që kanë treguar të dy kanë bërë që të konsiderohen seriozisht si kandidatë për ekipin ‘A’.

Read Entire Article