DALIN PAMJET, shpërthim i fuqishëm në Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

6 months ago 19
Reklamë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta me parë në Lushnje. Burimet paraprake bëjnë me dije se nga shpërthimi një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në ambientet e një biznesi, teksa po kryheshin punime për ngritjen e një kapanoni. Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjetet kanë prekur linjën e tensionit të lartë dhe si pasojë ka ndodhur shpërthimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca e cila ka transportuar me urgjence të plagosurit dhe forca policore./Vizionplus.tv/

Read Entire Article