Vijon që prej mëngjesit të ditës së sotme mbledhja e gjerë e në Shkodër ku krahas ministrave janë edhe kryetarët e bashkive.
Në mbledhjen ku merr pjesë kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe katër kryetarë të bashkive të fituara në zgjedhjet e fundit nga Partia Demokratike.
Lexo edhe :
Related Posts
Për sa i përket Burimeve njerëzore, është analizuar numri inpunonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.
Sa i përket anës financiare, bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë.
Një pjesë e mirë e diskutimit ka qenë për bashkitë që varen tërësisht nga grantet e qeverisë. Bëhet fjalë për 14 bashki, kryesisht të vogla, të cilat 85% të buxhetit të tyre e kanë prej granteve të qeverisë. Megjithatë, nga raportet rezulton një ulje e përgjithshme e borxhit nga bashkitë e vendit ndaj të tretëve. Në krye të bashkive që kanë më shumë borxhe janë Vora dhe Kavaja. /vizionplus.tv