Danimarka me një Mbret të ri, Begaj mesazh urimi Frederikut të X

8 months ago 27
Reklamë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Mbretin e ri të Danimarkës, Frederic X për vendosjen në krye të kurorës daneze.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se: “Urimet e mia  të përzemërta për Mbretin e ri të Danimarkës, Frederic X!”

Nga dita e djeshme, pas dorëheqjes nga froni i mbretëreshës Margrethe II, Danimarka ka një Mbret të ri, Frederic X. Mbretëresha Margrethe II nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52-vjetëve në fron. 83-vjeçarja tronditi kombin natën e Vitit të Ri kur njoftoi se u bë monarkja e parë daneze në 900 vjetët e fundit që me vetëdëshirë heq dorë nga kurora.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit danez të dielën për ta përshëndetur Frederikun dhe për t’i thënë lamtumirë Margrethes.

Top Channel

Read Entire Article