Debat në Parlament për SPAK, PS: Sulmet e Metës, si të mafias italiane, PD: Shqetësim për aferat korruptive në rritje

5 months ago 23
Reklamë

Akuzat e ditëve të fundit të Ilir Metës mbi SPAK-un janë bërë shkak për debate në parlament. Socialistët kanë ngritur shqetësimin për sulmet e Metës por edhe liderit të opozitës Berisha mbi prokurorët e posaçëm duke hequr paralele mes situateë në Shqipëri dhe betejes kundër mafias në Itali

“Deligjitimimi përmes shpifjes lindi te mafia, Cosa Nostra. Nga Cosa Nostra dhe pastaj vajti te politika e mafies, pastaj në shtete malinje. Po ndodh këtu, po ndodh dhe në Shqipëri. Nuk mund ta tolerojmë që politikanët t’i japin vetes pushtet mbi Kushtetutën duke sulmuar institucione të tjera”, tha Braçe.

“Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK dhe tjetri në majën e dëlirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku t’i dalë para. A keni ju një opinion për këto, meqë keni opinione për gjithçka, bëni prokurorin e gjyqtarin “, tha Spiropali.

Në parlament sot munguan të 3 deputetet e Partisë së Lirisë dhe askush nuk u ngrit të mbronte në fotlore Ilir Metën. Por në emër të opozites sekretari i pergjithshëm i PD së drejtuar nga Berisha deklaroi se drejtësinë e reformuar e ka vënë në kontroll qeveria duke theksuar se opinioni publik është i shqetësuar për nivelin e korrupsionit, e jo për deklaratat politike

“Opinion publik është i shqetësuar për inceneratorët të cilët nuk ezkistojnë dhe 430 milione euro janë vjedhur dhe drejtësia juaj e re nuk i heton. Opinion public është shumë i shqetësuar se ju shkallmoni kushtetutën dhe keni vendimet e gjykatës kushtetuese dhe keni shkelur drejtësinë në këtë vend dhe thoni drejtësia jemi ne”, tha Flamur Noka.

Ndërkaq sot në mëngjes Lulzim Basha ka paditur në SPAK kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla për shpërdorim detyre. Sipas Bashës Nikolla ka shkelur ligjin pasi ka njohur si kryetar të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhin dhe ka pranuar të gjitha kerkesat e tij për përbërjen e grupit.

Basha e Bardhi shmangën perplasjet në seancë, por Gazment Bardhi i cili si kryetar grupi që ka kompetencën të vendose kur flasin deputetët e PD, ka vendosur që Basha dhe 10 deputetët që e mbështesin të flasin të fundit për çdo projektligj./vizionplus.tv/

Read Entire Article