Debate në Komisionin e Shëndetësisë, Korreshi: Thonë se ka kamera nga RAI 3, Vokshi: I merr Rama në telefon, mos ki merak

4 months ago 25
Reklamë

Ashtu sikur se është bërë e udhës, mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë nisi sërish me debate sot.

Drejtuesja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi, ka debatuar me pjesëmarrësit. Një ndër debatet ishte ai mes Vokshit dhe deputetit demokrat Saimir Korreshi. Në debatin e tyre nuk munguan as ironitë dhe batutat.

Gjatë fjalës së tij Korreshi solli në vëmendje debatin publik të kryeministrit Rama me televizionin italian RAI 3. Kujtojmë se Rama akuzon RAI 3 për shpifje lidhur me investigimin për marrvëveshjen Itali-Shqipëri për strehimin e emigrantëve në Shëngjin.

Pjesë nga diskutimi

Saimir Korreshi: Zoti Ndreca se jemi bashkë dhe te komisiomni ligjeve, kryetarja atje flet dyfishin e anetarëve te tjere, Klodi Bushka.

Vokshi: Mos prish mbledhjen, të lutem.

Korreshi: Kamerat duhet të ishin identifikuar se thonë që kishte dhe nga Rai 3.

Vokshi: I merr në telefon Rama, mos ki merak.

Korreshi: Formatin tet a tet se kishin caktuar, do ta bëjmë poadcast apo dhomë rrëfimi.

Në axhendën e Komisionit sot pritet të bëhet miratimi i shkresave, diskutim për planin hetimor. miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 23.04.2024, shqyrtimi dhe miratimi i planit të hetimit të dorëzuar nga ekspertët ligjorë, si dhe deklarimin e fillimit të hetimit./vizionplus.tv/

Read Entire Article