Debatet në fermë/ Dijonisi përballet me Xhensilën dhe Robertin: Me atë humor që ke ti më bën të vjellë!

5 months ago 17

Dijonisi Biba ka pasur debate gjatë kësaj jave si me Robertin, po ashtu dhe me Xhensilën.

Përplasja mes Dijonisit dhe Xhensilës erdhi edhe pasi fermeri merr diçka nga pjata e Xhensiles, ku kjo e fundit i kërkoi të heqë dorën.

“Shpërthimi” i fermerit, i cili i thotë se ai i ka duart më të pastra se fytyra e Xhensilës krijoi debat në fermë, por dy fermerët u përballën spektaklin e sotëm në studio.

“Ai bëri një humor Belgjike që nuk më pëlqeu fare dhe ja ktheva me të njëjtën monedhë, ndoshta dy monedha më shumë. E sqaruam dhe u mbyll, ndërsa sa i përket debatit me Xhensilën, ishte një kosh me patate aty dhe unë futa duart. Ajo më tha mos i fut duart aty, në vend që të thoshte të bëftë mirë. I thash unë pse ti i bërë, jo tha se kisha për atë, atëherë i bije që e kishte për pastërtinë. I thashë vetëm që duart i kam më të pastra se fytyra jote kaq. Nuk ka fare koefidenca me mua që të bëj ato lloj shakash dhe i thashë ato që meriton. Në atë lloj niveli që ke ti unë nuk të ndjek dot. Ti ke ardhur me synim për të bërë humor, por me atë humor që ke ti më bën të vjellë”, tha Dijonisi.

“Nisur nga mënyra si e kam parë  unë Dijonisin në fermë është gjithmonë i batutës. Ajo ishte keqkuptim, ai e ka marrë siç ka dashur, por nuk ishte me tendencë. Vazhdon i mëshon diçkaje që është totalisht gabim. Nëse ti vazhdon të mendosh që unë i meritoj ato lloj epitetesh është mendimi yt. Nëse ti nuk ma kuptove shakanë , vije ,më thoje më fal për çfarë e kishe”, deklaroi Xhensila.

Gjithashtu Dijonisi dhe Roberti folën për debatin e tyre dhe sqaruan gjithë keqkuptimin.

“Ajo që më acaroi më shumë tek Roberti ishte që nga tanga e kisha për tango tha, kjo më acaroi. Por, e sqaruam e mbyllëm si muhabet”, shtoi Dijonisi.

“Nuk është aq i zi humori që bëra unë. Unë i thashë ik merr tangat, nëse kjo është ofendim, unë nuk di gjë. Nuk kisha qëllim të të fyeja”, tha Roberti. /vizionplus.tv

Read Entire Article