Debati për Zgjedhorem/ Sula i përgjigjet Alibeajt: Pse u kujtua për reformën kur ju hoq karrigia?

7 months ago 12
Reklamë

Deputeti Dashnor Sula i është përgjigjur deputetit demokratit Enkelejd Alibeajt për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Sula ndër disa pyetje, të cilat i cilëson si pa përgjigje, thotë: “Pse u kujtuan për Reformën vetëm kur ju hoq karrigia që mbante të bllokuar Reformën?”, duke iu drejtuar Alibeajt

Postimi i plote i Dashnor Sulës

E vërtetë! Opozitarizmi fals nuk është certifikatë që e jep dikush, por fletë emërimi që e lëshon Edi Rama. Turp për këdo që e pranon!
Pyetjet pa përgjigje vijon të mbetet:
-Pse nuk u mblodh për 22 muaj Komisoni i Reformës Zgjedhore?
-Pse u bllokua puna e Komisionit me dakortësi për 22 muaj?
-Pse u kujtuan për Reformën vetëm kur ju hoq karrigia që mbante të bllokuar Reformën?
-Pse vijonë të hiqen diçka që nuk janë?
-Pse duan të mbajnë në këmbë strategjinë e “kërpëratave të 2020”?
-Pse nuk mbajnë parasysh detyrat e Komisionit të Venecias?
Përgjigjuni!
Demokratët dhe opozitarët po presin përgjigje! Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës!

Top Channel

Read Entire Article