Dënimi i Salianjit, Bardhi: Rama kaloi vijën e kuqe, kodi mafioz që po instalon diktaturën në vend

1 month ago 20

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi akuzoi organet e drejtësisë, duke i konsideruar si të politizuar. Ai theksoi se trupa gjykuese që la në fuqi dënimin me një vit burg të demokratit, Ervin Salianji, morën një vendim të diktuar nga interesat e qeverisë.

Ai theksoi se ky vendim është tejkalim i vijës së kuqe dhe çon në instalimin e diktaturës në vend, pasi çdokush që denoncon qeverinë, shkon në burg.

Lexo edhe :

Related Posts

“Sot është kaluar dhe vija e hollë e kuqe që ndante demokracinë e brishtë shqiptare me diktaturën që po tentojë të keqpërdor Edi Rama”, tha ai. “Kodi mafioz që Edi Rama vendosi sot përmes këtij dënimi politik është një shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar dhe opozitës në tërësi”, tha ai.

Ndërkohë, PD do të mbledhë sot Kryesinë për të diskutuar dhe vendosur “strategjinë” që do të ndiqet pas këtij vendimi.

Apeli ndërkohë la në fuqi edhe vendimin për Alfred Alizotin që mori psudonimin Babalja e që imitoi zërin e Geron Xhafajt. Alizoti u dënua me 3 vjet e pesë muaj burg, ndërsa gazetari që publikoi audiopërgjimin, Jetmir Olldashi, u dënua me 100 orë punë në komunitet./vizionplus.tv

Read Entire Article